TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arbër Hoxha kërkohet me ngulm në Turqi. Është trajneri Sergej Jakiroviç, që e dëshiron për sulmin e Kajserispor.
Trajneri boshnjak i njeh mjaft mirë aftësitë e sulmuesit të Kombëtares, pasi ishte pikërisht ai që e afroi te Dinamo Zagreb. Prej janarit të këtij viti është pjesë e Kajserispor në Superligën turke.
Hoxha nuk ka pasur hapësirat e mjaftueshme te Dinamo Zagreb, për këtë nuk përjashtohet mundësia e lëvizjes. Në Turqi do të gjente një “koloni” shqiptarësh. Kujtojmë se ndër të tjerë ishin disa lojtarë të Kombëtares, pjesë e Superligës këtë sezon.
Këtu mund të përmendim Manajn, Muçin, Mujën, Seferin dhe Ajetin. Kajserispor duhet të paguajë për shërbimet e Arbër Hoxhës, pasi ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.
Dinamo Zagreb e afroi nga Slaven Belupo në janarin e vitit të kaluar për 1 milionë euro. Vlerësimi i madh nga trajneri Jakiroviç pritet të luajë rol kyç në bisedimet mes palëve.