SPORT, 14 Gusht 2025, 19:15

Oferta nga Spanja dhe Italia, Marash Kumbulla merr vendimin për të ardhmen, mbrojtësi kuqezi do të bashkohet me futbollistin tjetër shqiptar

Oferta nga Spanja dhe Italia, Marash Kumbulla merr vendimin për të

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla ka vendosur të ardhmen e tij dhe dëshiron të bashkohet me Mallorca si klubin e radhës, pasi pritet t’i japë fund aventurës me Romën.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, pavarësisht disa ofertave nga ekipe të ndryshme në Spanjë dhe Itali, Mallorca është destinacioni i preferuar i mbrojtësit, aty ku luan dhe sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.

Klubi spanjoll tani mund të ketë në plan afrimin e Kumbullës për të forcuar mbrojtjen dhe për të përgatitur ekipin për sezonin e ardhshëm.

Transferimi pritet të përparojë në ditët në vijim, ndërsa tifozët e Mallorcas presin konfirmimin zyrtar nga klubi.