SPORT, 15 Gusht 2024, 13:35

Nuk ja doli të triumfonte përballë yjeve të Realit, ja me çfarë note vlerësohet Berat Gjimshiti

Nuk ja doli të triumfonte përballë yjeve të Realit, ja me

Pritej të ishte një ndeshje e vështirë për Berat Gjimshitin dhe mbrojtjen e Atalantës në tërësi. Mjafton të shihje se kush ishin përballë, herë Vinicius, herë Mbape, herë Bellingam qarkullonin në anët e tij.Kapiteni i kombëtares kuqezi është përballur me të gjithë, duke përdorur të gjitha mënyrat për të ndalur “galaktikët” e Realit. E ka bërë duke luajtur gjithnjë me qetësi dhe duke shfrytëzuar një armë të fortë të tij: qëndrueshmërinë.

Ai është vlerësuar me notë 6.9 pas takimit për paraqitjen e bërë. Berati ka prekur 57 herë topin duke dhënë 35 nga 39 pasime të sakta. Gjithashtu ka fituar 8 nga 13 duele.

Nuk ja doli të triumfonte përballë yjeve të Realit, ja me