TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka qenë një ndeshje shumë e tensionuar ajo për stafin e Kombëtares dhe ai që ra më shumë në sy ishte Silvinjo, që nga njëra anë përqafohej me lojtarët e tij dhe nga ana tjetër u bërtiste arbitrave për bërrylat që u jepnin çekët kuqezinjve tanë.
Më poshtë keni të gjitha pikantet e ndeshje së djeshme në stadiumin “Fortuna Arena”, ku dominonte ngjyra kuqezi e Kombëtares.
* Silvinjo nuk del gjatë nxehjes, por me lojtarët merret stafi ndihmës, Zabaleta, Doriva. Nga ana tjetër, trajneri i çekëve, i veshur me xhinse dhe këmishë të bardhë e ndjek ekipin e tij nga rrethi i mesfushës.
* Mirlind Daku dhe Arbnor Muja, për herë të parë me fanellën kuqezi. Daku do të mbajë numrin 19 në fanellë, ndërsa Muja numrin 22.
* E gjithë trupa e gjykimit është angleze, me emrin e njohur Entoni Tejlor kryesor. Ndërkohë, delegati i UEFAs është David Moran nga Irlanda.
* Ngjyra e kuqe mbizotëron në shkallët e “Fortuna Arenës”, pasi stolat ishin me ngjyrë të kuqe njësoj si në “Air Albania”. Po ashtu edhe tifozët çekë mbajnë të veshur ngjyrën e kuqe.
* I tejmbushur sektori i tifozëve kuqezi, ku rreth një mijë tifozë janë në një sektor të vetëm. Por, jo vetëm aty pasi flamuj shqiptarë dhe tifozë gjen edhe në çdo cep të stadiumit.