TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Nuk e di, jam pa fjalë. Kur përfundoi ndeshja isha totalisht i emocionuar që arrita të debutoj me kombëtaren shqiptare. Për mua është arritje e madhe, për familjen time që kemi luftuar për të arritur këtë moment”. Mirlind Daku ka qenë mjaft i emocionuar pas ndeshjes me Çekinë. Sulmuesi ka bërë debutimin me fanellën kuqezi në këtë ndeshje deçizive që përfundoi me rezultatin 1-1.
Ai ka folur edhe për mundësinë e humbur, kur gaboi në pasim . Një kundërsulm i shpenzuar, me një pasim të gabuar që mund të ishte goli i fitores për kuqezinjtë.
“Në rastin e parë mendova ta pasoja te Nedimi, por në atë moment mendova që është jashtë loje e desha t’ia jap Mujës. Nuk desh Zoti ta mbyllnim me atë aksion e shënonim. Dëshira ime ishte të shënonim por çfarë t’i bëjmë. Shpresoj që në ndeshjet e ardhshme të jemi më syhapur”, tha Daku.
“Për këtë arsye luftojmë këtu, udhëtojmë 12 orë me avion, vetëm për të bërë krenar popullin tonë, që me shumë sakrifica ka ardhur në këtë ditë. Kjo është më shumë se një Kupë Bote, kur sheh gjithë atë popull duke na përkrahur” e mbylli Daku.