TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kombëtarja e Turqisë e ka bërë publike listën për play-offin e Kupës së Botës.
Turqit do ta presin Rumaninë në gjysmëfinale, ndërsa në finale do të përballen me fituesin e gjysmëfinales tjetër, pra Sllovaki – Kosovë.
Përzgjedhësi Vincenzo Montella tashmë e ka bërë listën publike, ku ka shumë emra të njohur, përfshirë portierin Altay Bayindir të Manchester Unitedit, Hakan Calhanoglun e Interit, Kenan Yildizin e Juvensuti si dhe Arda Gulerin e Real Madridit.
Portierë: Ugurcan Cakir, Altay Bayindir, Mert Gunok, Muhammed Sengezer
Mbrojtësit: Merih Demiral, Ferdi Kadioglu, Ozan Kabak, Mert Muldur, Samet Akaydin, Abdulkerim Bardakci, Zeki Celik, Eren Elmali, Mustafa Eskihellac, Ahmetcan Kaplan
Mesfushorët: Ismail Yuksek, Atakan Karazor, Orkun Kokcu, Salih Ozcan, Hakan Calhanoglu, Kaan Ayhan
Sulmuesit: Kenan Yildiz, Baris Yilmaz, Kerem Akturkoglu, Yunus Akgun, Deniz Gul, Aral Simsir, Semih Kilicsoy, Ogzun Aydin, Irfan Kahveci, Arda Guler.
Në rast se Turqia fiton ndaj Rumanisë dhe Kosova mposht Sllovakinë, atëherë finalja do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”.