TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Damien Komoli po punon për vendosjen e drejtorit të ri sportive. Dje u raportua lista me tre emra, që qëndrojnë si opsione të mundshme. Bashkë me Marko Otolinin dhe Diego Lopez qëndron edhe Viktor Bezhani. Ky i fundit është drejtori teknik i Tuluzit.
Sot te Juventusi janë më të qartë. Marko Otolini tashmë është veçuar si i preferuar.
Otolini është pjesë e Xhenoas në Seria A. 45-vjeçari e drejton merkaton e Xhenoas prej vitit 2022 dhe ka të mbetur këtë sezon në kontratën e tij. Si lojtar ka luajtur vetëm me Breshian.
Te Juventusi do të ishte rikthim për të. Para se të shkonte te Xhenoa, Otolini punonte te Juventusi si skaut.