TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Humbja përballë PSG në Ligën e Kampioneve nuk ka lënë pa pasoja Arsenalin, i cili ka regjistruar një disfatë edhe në kampionat, duke vënë në rrezik edhe vendin e dytë në renditen e përgjithshme.
Skuadra e Mikel Artetës është mposhtur në fushën e vet, këtë radhë nga Bornmuthi, në një ndeshje ku tekniku spanjoll nuk kishte kursyer titullarët, siç mund të mendohej duke pasur parasysh sfidën e kthimit në mesjavë ndaj parisienëve.
Arsenali shënoi i pari me anë të Rajs në pjesën e parë të ndeshjes. Por më pas, “topçinjtë” nuk ia dolën të administronin këtë avantazh në të dytën, të arritur nga golat e Huijsen dhe Evanilson. Sfida u mbyll 2-1 për Bornmuth që konfirmohet në vendin e 8 në klasifikim. Kurse Arsenali tashmë ka vetëm 3 pikë avantazh ndaj Mançester Sitit të vendit të tretë.