TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Virxhil van Dajk ka habitur tifozët e Liverpulit, duke e përshkruar periudhën e rikuperimit pas dëmtimit të rëndë nga një ndërhyrje e Xhordan Pikford, si një nga kohët më të mira të jetës.
Në vitin 2020, mbrojtësi holandez pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë (ACL) pas një përplasjeje të fortë me portierin e Evertonit dhe si pasojë qëndroi gati një vit jashtë fushës. Por kampioni i sapokurorëzuar i Premier Ligës e kujton me pozitivitet atë periudhë.
“Ishte një nga kohët më të mira të jetës sime”, i tha ai revistës “GQ”.
“Ishte e vështirë. Kalon net pa gjumë. I bën vetes pyetje: ‘si do të shkojë kjo? A do të jem sërish ai lojtar që isha?’ Më e vështira ishte që shumicën e rehabilitimit e bëra larg klubit, në Dubai, por isha 7 javë me familjen. Nuk e kam pasur kurrë atë mundësi më parë. Ishte një nga periudhat më të bukura familjare që kam përjetuar”.