SPORT, 3 Maj 2025, 15:19

Everton zbret në fushë, merret vendimi për Armando Brojën

Everton zbret në fushë, merret vendimi për Armando Brojën

Everton do të përballet me Ipswich, në kuadër të Premier League. Për këtë takim, trajneri i Everton, David Moyes ka vendosur që të grumbullojë Armando Brojën, me sulmuesin shqiptar që do e nisë nga stoli sfidën.

Kujtojmë që Broja nuk ishte i disponueshëm për takimin ndaj Chelseat, pasi rregullorja nuk lejon që futbollisti të përballet me skuadrën që zotëron kartonin e tij.

Ylli kuqezi ka luajtur deri më tani 10 ndeshje me Everton, por nuk ka provuar shijen e golit.