SPORT, 3 Maj 2025, 19:46

VIDEO/ Gafë e pafalshme nga portieri i Bajernit, del nga zona si Nojer dhe lë nam në Gjermani

VIDEO/ Gafë e pafalshme nga portieri i Bajernit, del nga zona si Nojer dhe

Portieri i Bajernit, Urbig, është turpëruar në Bundesligën gjermane. Lajpcig zhbllokoi takimin me bavarezët, pikërisht falë gardianit kundërshtar.

Urbig duke u munduar të sillet si Nojer dështoi në daljen e tij. Reagimi i tij për t’u kthyer në zonë ishte i vonuar, pasi Sheshko ia doli të shënojë me portën e boshatisur.

Bajerni ka mundësinë të sigurojë matematikisht titullin kampion, kur luhet java e 32-të.