SPORT, 19 Qershor 2023, 16:34

Mourinho jep dakordësinë, Roma rinovon me mesfushorin deri në vitin 2027

Mourinho jep dakordësinë, Roma rinovon me mesfushorin deri në

Bryan Cristante ka rinovuar me Romën. Mesfushori i njohur ka zgjatur bashkëpunimin me klubin, teksa lajmi është ndarë me tifozët me anë të një postimi në rrjetet sociale. Cristante firmosi një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.

Ka qenë trajneri Mourinho që ka dhënë dakordësinë e tij për rinovimin, pasi futbollisti ka bindur me paraqitjet e tij.

Cristante luajti 36 ndeshje këtë sezon në kampionat, duke shënuar një gol dhe duke asistuar një herë. Italiani ka qenë lojtar i Atalantës dhe Pescaran në të kaluarën.