TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shuhet në moshën 74-vjeçare ikona e ekranit të RTSH-së, Vladimir Grillo.
Grillo vuante nga një sëmundje e rëndë prej dy vjetësh. Me mbi 40 vjet eksperiencë në ekran, ai ishte kthyer në një ikonë të gazetarisë televizive sportive.
Lajmin e ka bërë të ditur kolegu i tij, Dëfrim Methasani me anë të një postimi në Faceboook.
“Shuhet ikona e ekranit per sportin Vladimir Grillo, gazetari dhe komentatori me të cilin ndava 25 vite të jetës sime. Humba një mik të shtrenjtë, ashtu si familja Grillo njeriun më të dashur të saj. Vërtet dhimbje e madhe. RTSH humbi simbolin sportiv dhe të mikrofonit. Sëmundja e rëndë e rrëzoi mjeshtrin e fjalës dhe komentit në moshën 74 vjeçare. U prehtë në paqe. Mungesa e tij do të na shoqërojë gjithë jetën”, shkruan Methasani.
Vitin e kaluar, më 2 korrik 2020 Presidenti i Republikës Ilir Meta dekoroi me Titullin “Mjeshtër i Madh” zotin Vladimir Grillo “Për kontributin dhe vlerat e veçanta në përcjelljen me cilësi të veprimtarive sportive, duke promovuar arritjet në disiplina të ndryshme sportive, si një komentator sportiv i spikatur në Radio-Televizionin Shqiptar, me vlera estetike e qytetare”.
