TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata Kundër Krimit të Organizuat dhe Korrupsionit ka dhënë më 30 dhjetor vendimet e dënimeve për të pandehurit e çështjes së abuzimit me tenderin e uniformave të policisë.
Ish-drejtoresha e blerjeve të përqendruara në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari e cila u arrestua me urdhër të SPAK si e dyshuar për akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, është dënuar me 1 vit burg.
GJKKO ka dhënë dënimet edhe për tetë të arrestuarit e tjerë për tenderin e uniformave.
Nga 8 deri në 1 vit burg janë caktuar për Fatmir Femneri, Mariglen Buzali, Gezim Mingaj, Anisa Bogdani, Klevis Hasani, Flutura Cekrezi, Ani Omuri, Kreshnik Bejkaj.
Gjatë hetimit, sipas Prokurorisë së Posaçme, janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik, bërë nga anëtarë të Njësisë së Prokurimit si Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleviz Hasani dhe anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Femneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës, dhe si pasojë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.
Sipas organit të akuzës, më 11 qershor të vitit 2020, në Agjencisë e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme është zhvilluar procedura e prokurimit për llogari të Autoritetit Kontraktor, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit me objekt “Blerja dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit,” për katër vjet, me fond limit 2,8 miliardë lekë pa TVSH.