AKTUALITET, 30 Dhjetor 2021, 16:54

E rëndë në Lushnjë, shoferin e zë poshtë autobusi dhe ndërron jetë

E rëndë në Lushnjë, shoferin e zë poshtë autobusi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Karbunarë e Vogël në Lushnje. Shoferi i një autobusi ka gjetur vdekjen ndërkohë që ishte duke rregulluar mjetin e tij.

Policia raporton se drejtuesi i mjetit kishte ngritur në kriko autobusin, por aksidentalisht krikua ka dalë nga vendi e për pasojë mjeti e ka zënë poshtë shtetasin L.XH.

Sot rreth orës 16:10, në fshatin Karbunarë e Vogël, Lushnjë, shtetasi L. Xh., 54 vjeç, duke rregulluar autobusin e tij të cilin e kishte ngritur në kriko, aksidentalisht ka dalë krikua nga vendi dhe si pasojë shtetasi L. Xh ka mbetur pa jetë poshtë autobusit.