AKTUALITET, 30 Dhjetor 2021, 13:13

Ngjarja e rëndë në Cërrik, një djali të ri i shpërthen lënda plasëse në dorë. Humb jetën në vend

Ngjarja e rëndë në Cërrik, një djali të ri i
foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Cërrik, ku një i ri ka humbur jetën, dyshohet pas shpërthimit të një sasie lënde plasëse.

Deri në këto momente nuk ka të dhëna rreth identitetit të viktimës dhe as rrethanat e ngjarjes.

Paraprakisht dyshimet janë se viktima është një 27-vjeçar.


Mësohet se të riut i ka shpërthyer në dorë një sasi lënde plasëse.

Cërrik/Informacion paraprak

Më datë 30.12.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, shtetasit E. R., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën.


Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.