SPORT, 5 Shkurt 2023, 14:51

Napoli marshon drejt titullit, skuadra e Spaletit nuk gabon as përballë Specias

Napoli marshon drejt titullit, skuadra e Spaletit nuk gabon as

Napoli ka triumfuar me rezultatin 0-3 përballë Specias në transfertë, duke marshuar kështu drejt titullit kampion.

Edhe pse pjesa e parë nuk pati gola, pjesa e dytë u bë më e lehtë për skuadrën e Spaletit, e cila gjeti tre herë rrjetën me Kvaratskhelian dhe Osimhenin dy herë.

Kështu Napoli vazhdon të jetë në vendin e parë me 56 pikë, ndërsa Specia vazhdon të luftojë për mbijetesë.

SPECIA 0-3 NAPOLI

Kvaratskhelia (P) 47′, Osimhen 69′, 73′