SPORT, 26 Janar 2023, 20:00

Hap gjigant për djalin e Karlo Ançelotit, gati të ulet në pankinën e klubit të njohur të Premier Ligës

Hap gjigant për djalin e Karlo Ançelotit, gati të ulet në

Prej vitesh, djali i Karlo Ançelotit, Davide, ka qenë krahu i djathtë i italianit në skuadrat që ky i fundit ka drejtuar.

Duket se për të ka ardhur koha që të marrë drejtimin e një ish-skuadre të babait të tij, për të nisur një aventurë si trajner i parë.

Bëhet fjalë për Evertonin, që kërkon të gjejë zëvendësuesin e Frenk Lampard, në mënyrë që të shpëtojë sezonin.

Klubi nga Liverpul prej kohësh është në diskutime me Marselo Bielsën, por argjentinasi pritet që të vijë në verë.

Kështu drejtuesit e Everton janë gati t’ia besojnë ekipin Davide Ançelotit deri në fund të sezonit, me objektivin e vetëm, mbijetesën.