SPORT, 5 Shtator 2025, 21:05

Moviola Gjibraltar-Shqipëri/ Penallti naive nga vendasit, ditë e qetë për gjyqtarin

Moviola Gjibraltar-Shqipëri/ Penallti naive nga vendasit, ditë e

Ndeshja mes Gjibraltarit dhe Shqipërisë nuk kishte shumë raste për diskutim, me përjashtim të minutës së 69, ku kuqezinjtë fituan një penallti.

Një top i larguar nga mbrojtja vendase, shkon në këmbët e Shpendit i cili bën një lëvizje të bukur duke tentuar të driblojë kapitenin Nikolas Pozo, por topi i ngritur nga sulmuesi kuqezi, ndalet me dorë nga futbollisti kundërshtar.

Arbitri ishte shumë pranë aksionit, duke akorduar në mënyrë të menjëhershme penallti për kuqezinjtë, vendim ky që në fakt nuk pati shumë protesta dhe polemika as nga kampi vendas. Kjo penallti e shkaktuar, u kthye në gol nga Jasir Asani dhe ishte e mjaftueshme për të vulosur fatin e ndeshjes.