TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Botërori në Katar dhe kërcënimi i hapur që FIFA u bëri kombëtareve të cilat planifikonin të nxirrnin në fushë kapitenët e tyre me shiritin “One Love”, mund të sjellë pasoja të rënda. Një prej tyre mund të jetë braktisja e FIFA-s nga përfaqësueset europiane.
E para është Danimarka, e cila nëpërmjet drejtuesve më të lartë ka konfirmuar sot se po mendojnë që t’i kërkojnë UEFA-s që t’i lejojë të largohen nga FIFA, duke hequr dorë nga anëtarësia.
Shefi ekzekutiv Jakub Jensen dhe presidenti i Federatës Daneze, Jesper Mëler, theksuan se të të njëjtës ide ishin edhe vende të tjera europiane. “Nuk është një vendim që është marrë tani. Ka kohë që e kemi të qartë, ka që në muajin gusht që e diskutojmë në rajonin nordik”, theksoi Myler.
“Tani po e mendojmë përsëri. E kuptojmë që mund të ketë vështirësi nëse Danimarka largohet e vetme. Por ne duhet të fillojmë të mendojmë se si të kthejmë besimin në FIFA. Duhet të vlerësojmë atë që ka ndodhur dhe të krijojmë një strategji, edhe me kolegët tanë në vendet nordike”, shtoi ai.
“Më 21 nëntor, Anglia na lajmëroi për një mbledhje urgjente me FIFA-n, e cila na takoi në hotelin e anglezëve. FIFA tha që do të ndëshkonte me të paktën një karton të verdhë ata që do të dilnin në fushë me këtë shirit. U diskutua nëse ka bazë ligjore për një karton të verdhë dhe me sa duket ka. Sanksionet mund të ishin të ndryshme. Edhe moslejimi që kapiteni të hynte në fushë”, shpjegoi Jensen kërcënimin që u ishte bërë për shiritin “One Love” nga FIFA dhe që po shtyn danezët të mendojnë largimin.