SPORT, 30 Gusht 2022, 19:40

Moduli pengesa e madhe, Fiorentina tërhiqet nga Nedim Bajrami?

Moduli pengesa e madhe, Fiorentina tërhiqet nga Nedim Bajrami?

Nedim Bajrami me shumë mundësi nuk do të transferohet te Fiorentina dhe shkak për këtë është moduli i trajnerit Vincenzo Italiano.

Klubi Vjollcë i ka ndalur për momentin tratativat për mesfushorin e kombëtares shqiptare, pasi mendojnë se Bajrami nuk përshtatet me modulin 4-3-3.

Në këto kushte Fiorentina i jep një asist Sassuolos, që interesohet gjithashtu për mesfushorin e Empolit dhe kombëtares kuqezi.