SPORT, 22 Tetor 2024, 18:15

Milan “all in” në Champions, publikohen formacionet e sfidës Milan-Club Brugge

Milan “all in” në Champions, publikohen formacionet e

Dy disfata radhazi nuk premtojnë asgjë të mirë. E vërtetë që Champions këtë vit ka formulë të re dhe të jep më shumë mundësi kualifikimi, por për “Djajtë” e Milan ka ardhur koha t’i japë fund mallkimit dhe ndeshja e kësaj të marte ndaj Club Brugge duhet fituar me patjetër. Sa i përket formacioneve tekniku Paulo Fonseca nuk ka lënë asnjë “yll” jashtë fushe, teksa në portë është vendosur Maignan e në mbrojtje janë Emerson Royal, Gabbia, Tomori e Theo Hernandez. Para tyre në mesfushë janë vendosur Fofana e Loftus-Cheek, ndërsa Pulisic, Reijnders e Rafael Leao qëndrojnë pas “bomberit” Alvaro Morata.

Sa i përket “gjigantëve” belg të Club Brugge, tekniku i tyre Nicky Hayen ka vendosur të hedhë në fushë më të mirë, teksa nuk ka ngurruar të përdorë “yjet” e tij, ku ndër ta është edhe shqiptari i Zvicrës, Ardon Jashari.

Në krahun tjetër, në orën 18:45 do të zhvillohet edhe një tjetër përballje e vlefshme për xhiron e tretë të fazës ligës të UEFA Champions League, mes Monaco e Crvena Zvezda, ku padyshim favoritë janë skuadra nga principata franceze.

Sa i përket formacioneve tekniku Adi Hutter ka vendosur të hedhë në fushë lojtarët e tij më më të mirë me sulmin që kryesohet nga Emboli, i ndjekur nga Akliouche e Ben Seghir. 

Milan “all in” në Champions, publikohen formacionet e

Milan “all in” në Champions, publikohen formacionet e