SPORT, 6 Qershor 2025, 14:24

Ndeshja me Shqipërinë, kombëtarja serbe arrin në Tiranë dhe akomodohet në hotel, siguri e lartë në kryeqytet

Ndeshja me Shqipërinë, kombëtarja serbe arrin në Tiranë

Serbia do të përballet me Shqipërinë të shtunën në “Arenën Kombëtare”, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Përfaqësuesja serbe ka mbërritur në Tiranë rreth orës 13:40, teksa është akomoduar te hotel “Hilton”, në bulevardin “Gjergj Fishta”.

Vlen të theksojmë se elegacioni serb është shoqëruar nga forca të shumta policore, nga Rinasi deri tek hoteli në fjalë. Ndeshja Serbi-Shqipëri luhet në orën 20.45.