TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trajneri Luçiano Spaleti duket i vendosur të ndryshojë skemën taktike në sfidën e sotme. Kundër Norvegjisë sot dhe më pas ndaj Moldavisë të hënën, Italia pritet të zbresë në fushë me formacionin 3-4-2-1.
Një nga risitë kryesore është avancimi i mesfushorit Davide Fratezi për t’u dubluar me një nga Raspadori (favoriti) ose Orsolini pas sulmuesit të vetëm, Retegi.
Në prapavijë, Spaleti ka eksperimentuar me një mbrojtje të formuar nga Gati dhe Di Lorenzo në qendër-djathtas dhe Bastoni në qendër-majtas. Ndërkohë, për vendin në zemër të mbrojtjes, garojnë edhe talenti i ri Kopola dhe Daniele Rugani, i grumbulluar së fundmi pas formës së mirë me klubin.
Në portë pritet të jetë i përhershmi Xhanluixhi Donaruma, në krahë Kambiazo e Udogi, ndërsa në qendrën e mesit të fushës, Sandro Tonali dhe Barela.