TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Çështja mes Uanda Narës dhe Mauro Ikardit është kthyer në një telenovelë të vërtetë. Çifti vendosi të ndahej, pasi Uanda pretendon për një tradhti nga ana e argjentinasit me modelen Çina Suarez.
Por lëvizja e fudit e modeles argjentinase i ka habitur të gjithë. Uanda ka postuar në rrjetet sociale një foto të ish-burrit Maksi Lopez me tre fëmijët që çifti ka së bashku.
Fotoja është shoqëruar me lutje dhe zemra duke trazuar sërish ujërat e ndarjes me Ikardin. Uanda dhe Maksi Lopez u martuan në vitin 2008 dhe u ndanë në 2013, ku ishte Uanda që e akuzonte sulmuesin për tradhti.
Po në atë kohë, Uanda u njoh me Ikardin që ishte shok skuadre me Maksi Lopezin te Sampdoria. Një histori pa fillim e cila si duket nuk ka as mbarim nisur nga veprimi i fundit i Uandës.