SPORT, 9 Dhjetor 2024, 18:40

Mbyllet hetimi, 115 akuza rëndojnë mbi Mançester Sitin që rrezikon rënien nga kategoria

Mbyllet hetimi, 115 akuza rëndojnë mbi Mançester Sitin që

Plot 115 akuza kundër Mançester Sitit që lidhen me thyerjen e rregullave “Fair-Play”, presin një vendim përfundimtar pasi është mbyllur hetimi në Angli.

Ditën e premte është mbyllur dhe seanca e fundit e hetimit, që mund të sjellë gjoba të majme dhe deri në vendimin e rënies nga Premier Ligë.

Tre persona ishte të pranishëm në panel për provat përfundimtare. Tashmë mbetet për t’u vendosur verdikti përfundimtar, të cilin prej muajsh Premier Ligë e ka si kryefjalë.

Bëhet fjalë për një periudhë 14-vjeçare ku tregohet se Siti ka thyer rregulla financiarë. Dhe pse është ruajtur sekreti i këtij hetimi, me zbardhjen e vendimit do të zbulohet i gjithë procesi.