TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Raporti miqësor me sulmuesit i ka rrënjët e thella. Simone Inzagi di të krijojë bomberë dhe këtë e ka bërë që kur ka qenë trajner i të rinjve të Lacios. Kristiano Lombardi shënoi 30 gola në atë sezon dhe i dhuroi titullin kampion trajnerit. Por jo vetëm.
Këtë traditë e vazhdoi edhe me sulmuesin kryesor të Lacios, Çiro Imobilen që fitoi Këpucën e Artë në sezonin 2020 dhe dy herë golashënues. Sezonin e kaluar, Lautaro Martinez arriti të shënonte 24 gola dhe ta mendosh që një lojtar si ai kurrë nuk kishte arritur kuotën e 20 golave. Tani në ndërtim e sipër është Markus Turam. I afruar si një lojtar me talent që po transformohet në një numër 9 të vërtetë.
“Tikus” arriti kuotën e 10 golave me Parmën duke sulmuar shtyllën e dytë. “Ma tha trajneri lëvizjen që duhet të bëja. Shpeshherë me thotë të shkoj në shtyllën e parë, këtë herë tha sulmo të dytën. Por duket se është një rregull i pashkruar në goditjet standarde të sulmuesit, ku bomberi duhet të shkojë në shtyllën e dytë për të pritur devijimin.
Historia ka treguar se në 30 vitet e fundit vetëm Udineze ka arritur të ketë dy golashënues të ndryshëm në dy sezone radhazi: Amoroso dhe Bierhof në vitin 1998 dhe 1999. Ndërkohë që Torino ia ka dalë në dy epoka të ndryshme me Gabeton dhe Valentino Macolën dhe Puliçin dhe Gracianin. Mbetet për t’u parë nëse Turam do t’ia dalë të pasojë Lautaro Martinezin, por gara është e fortë me Retegin.