TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dejvid Kut është përjashtuar nga Federata angleze. Gjyqtari u bë viral pas videos shokuese ku shfaqej duke ofenduar Liverpulin dhe Jyrgen Klop, që mbante më parë postin e trajnerit.
Jo vetëm kaq, pasi më vonë një tjetër video skandali shpërnda për Kut. Ish-gjyqtari i Premier Ligë shfaqej duke thithur pluhur të bardhë.
Këto sollën hapjen e investigimit, që akoma nuk është mbyllur. Tashmë dihet vetëm se Dejvid Kut nuk do të gjykojë një ndeshje në vazhdim.
Kut më parë kishte mohuar çdo gjë që ka qarkulluar me një deklaratë. Tashmë mbetet për t’u parë çfarë masash të tjera do të pasojnë në përfundim të të gjithë investigimit.