SPORT, 7 Dhjetor 2024, 19:47

Uzuni golashënuesi më i mirë i Granadës, Duka “duartroket” sulmuesin kuqezi

Uzuni golashënuesi më i mirë i Granadës, Duka

Uzuni u shndërrua në golashënuesin më të mirë në historinë e Granada-s, duke thyer rekordin e El-Arabit me 44 gola të realizuar, me sulmuesin kuqezi që shkon në kuotën e 46 golave në 103 ndeshje.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka bërë një postim në rrjetet sociale, teksa ka përgëzuar Uzunin për këtë arritje.