TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vetëm 12 ndeshje në Superligë, kaq ka zgjatur aventura e Bledi Shkëmbit te Tirana.
Trajneri korçar është i larguar nga bardheblutë, me ambientin që nuk është i qetë në klubin më të titulluar në vend.
Një fitore në 12 javë, 11 pikë dhe vendi i tretë nga fundi në klasifikim kanë sjellë një reagim të klubit.
Këtë paradite trajneri Shkëmbi është paraqitur në stërvitjen e skuadrës dhe është larguar pas pak minutash.
Mes Tiranës dhe tij ka ndodhur një zgjidhje e marrëveshjes dhe diçka e tillë pritet të konfirmohet zyrtarisht nga klubi, me presidentin Refik Halili që po bën një mbledhje me skuadrën, pa praninë e Shkëmbit.
Mësohet se vetë trajnerit i është komunikuar shkarkimi dje (e hënë) në mbrëmje nga Grent Halili, zyrtari i klubit.