TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në edicionin e ri të Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit është një nga skuadrat, të cilat ende nuk kanë pësuar gol.
Për këtë fakt kapiteni kuqezi vlerësohet shumë pasi konsiderohet lideri i mbrojtjes.
“Unë mendoj se shifra zero në kolonën e golave të pësuar nga ekipi ynë tregon shumë mbi repartin tonë dhe pikën e fortë të Atalantës. Edhe në ndeshjen kundër Sëlltikut nuk e kishim të lehtë që të ruanim portën të paprekur. Sëlltiku është një ekip i shpejtë, i cili pret momentin për të goditur me kundërsulm. Si kolektiv kemi bërë një punë të mirë pasi kemi mbuluar zonat boshe”, tha Atalanta pas barazimit me Sëlltikun.