SPORT, 21 Gusht 2025, 18:41

Silvinjo e do te Kombëtarja, në Gjermani marrin vendimin drastik duke e përjashtuar nga skuadra

Silvinjo e do te Kombëtarja, në Gjermani marrin vendimin drastik duke

Nelson Vaiper po përballet me një periudhë të pakëndshme në karrierën e tij. Pas një sezoni pozitiv me Mainz në Bundesligën gjermane dhe paraqitjeve fantastike në Europianin U-21, Vaiper është nxjerrë jashtë planeve të klubit.

Duket se është një formë hakmarrje nga Mainz, për Vaiper që nuk ka pranuar rinovimin e kontraës deri tani.

Mainz po luan në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës. Vaiper nuk është përfshirë në listë për përballjet me Rosenborg.

20-vjeçari po stërvitet me rezervat gjatë kësaj kohe. Talenti shqiptar mbetet i pavendosur po ashtu, nëse do vendoset nën urdhrat e Silvinjos te Kombëtarja shqiptare pasi Gjermania shfaqet si zgjedhja e parë.