SPORT, 21 Gusht 2025, 17:58

Ironia e fatit me Kristjan Asllanin, pas firmës me klubin e ri do të debutojë kundër… Interit

Ironia e fatit me Kristjan Asllanin, pas firmës me klubin e ri do të

Kristjan Asllani pritet të zyrtarizohet në orët e ardhshme si mesfushori i ri i skuadrës së Torinos. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka zgjedhur këtë klub për të vazhduar karrierën e tij pasi i janë plotësuar kërkesat ekonomike, ndryshe nga Bolonja e cila e kishte kërkuar me ngulm në ditët e kaluara.

Asllani do të kryejë vizitat mjekësore dhe pastaj vendosë firmën në kontratë, për t’u prezantuar e për të nisur punën nën urdhërat e trajnerit Marko Baroni i cili ka insistuar të ketë në ekip mesfushorin kuqezi.