SPORT, 22 Gusht 2025, 14:56

Klubi i Premier Ligës po shqyrton shkarkimin e trajnerit para javës së dytë

Klubi i Premier Ligës po shqyrton shkarkimin e trajnerit para javës

Klubi i Premier Ligës, Notingem Forest po shqyrton shkarkimin e trajnerit Nuno Espirito Santo. 

Zbulimi vjen nga gazetari i njohur ndërkombëtar i transferimeve, Mateo Moreto, i cili deklaroi se Notingasm po shqyrton këtë vendim për shkak të mosmarrëveshjeve me pronarët në lidhje me tregun e transferimeve. Portugez foli së fundmi për Sky Sport në lidhje me performancën e klubit gjatë afatit kalimtar të verës: “Jemi larg vendit ku do të donim të ishim për sa i përket skuadrës. Planet që kishim nuk funksionuan. Përgatitja e skuadrës nuk ka qenë ideale. Nuk e dimë se çfarë lloj skuadre kemi. Kemi lojtarë që punojnë këtu dhe e dinë se do të huazohen. Kemi një problem të madh.”

Këto fjalë nuk i pëlqyen presidentit Evangelos Marinakis, i cili është përplasur me trajnerin në më shumë se një rast vitin e kaluar. Kjo e shtyu atë të reflektonte mbi të ardhmen e portugezit, pavarësisht një fitoreje të shkëlqyer kundër Brentford në debutimin e tij dhe një sezoni në të cilin ata përfunduan të shtatët.