TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ilir Daja do të kërkojë të shkruajë historinë për herë të katërt, duke u kualifikuar në fazën e grupeve të një kompeticioni europian, kjo pasi e ka bërë një herë me Skënderbeun në Europa League dhe dy herë radhazi me Ballkanin në Conference League.
“Nëndetësja” shkon në ndeshjen e parë në Poloni me dy mungesa të rëndësishme, siç janë Itodo dhe Zabërgja, të cilët u larguan nga klubi këtë merkato vere.
Gjithsesi, blutë do të tentojnë të bëjnë një tjetër histori, pas një jave më parë kur mundën në Tiranë Hajdukun e Splitit.
Sfida transmetohet drejtpërsëdrejti dhe ekskluzivisht në DigitAlb.
12′ Gol Jagiellonia 1-0/ Teqja arrin të ndalë një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por topi kthehet te Imaz, i cili e çon në rrjetë. (Video)
9′ Pululu tenton me një gjuajtje brenda zonës, por topi ndalet pa probleme në duart e Teqjas.
5′ Një kundërsulm perfekt nga ana e Dinamos, por Bregu nuk finalizon si duhet, me topin që ndalet nga portieri vendas.
1′ Pululu tund rrjetën pas një topi të marrë në zonë, por goli anulohet pas një pozicioni të parregullt.