TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

E ardhmja e Paulo Dibalës është një nga dilemat më të mëdha të kësaj merkatoje vere. Ndërkohë nga raportimet e fundit që vijnë nga Italia, sulmuesi argjentinas duket shumë pranë transferimit te Roma e Zhoze Murinjos.
Sipas “Tuttomercatoweb”, klubi kryeqytetas, i ka dërguar së fundmi sulmuesit një propozim zyrtar për një kontratë 4-vjeçare me vlerë 6 milionë euro në sezon plus bonuse.
Tani lojtari do të vlerësojë propozimin në orët në vijim dhe të martën do të japë përgjigjen e tij në lidhje me këtë ofertë.