SPORT, 3 Tetor 2022, 14:57

Inter-Barcelona, Inzagi: Asllani do të jetë në formacion, bëri një ndeshje shumë të mirë ndaj Romës

Inter-Barcelona, Inzagi: Asllani do të jetë në formacion,

Interi synon të lejë pas humbjen në kampionat përballë Romës dhe të rikthehet me rezultat pozitiv në Champions League, ditën e nesërme në "Meazza" përballë Barcelonës.

Sfida do të jetë shumë e vështirë, por edhe vendimtare për pozicionimin e grupit. Në konferencën për shtyp, Inzaghi ka folur për ndeshjen e nesërme.

 -A është gati Asllani për të luajtur dy ndeshje radhazi? A prisni më shumë nga Skriniar?

- Ne presim shumë nga të gjithë, është legjitime të pritet diçka edhe nga unë. Për sa i përket Asllanit, ai bëri një ndeshje shumë të mirë ndaj Romës, bëri atë që ka treguar që nga dita e parë tek Inter, është e qartë se është gati të luajë sërish nesër.

- Si është Lautaro? A do të luajë nga minuta e parë nesër?

- Lautaro këtë mëngjes iu nënshtrua një provimi ku asgjë nuk u theksua, ai është i lodhur dhe e përfundoi ndeshjen i lodhur. Sot ai do të bëjë një stërvitje të pjesshme, tani duhet të flas me mjekët dhe lojtarin, do të shohim. Brozovic dhe Lukaku sigurisht që do të mungojnë, të shohim kushtet.

- Kush luan mes Onanës dhe Handanovic?

- Nesër do të luajë Onana.

- Jeni të shqetësuar për sulmin apo për mbrojtjen e Barcelonës?

- Është një skuadër e kompletuar, e fortë dhe me shumë cilësi. Ata dinë të bëjnë gjithçka, kanë riagresion dhe rikuperim të topit. Mendoj se janë skuadra në Europë që rikoperohet në mënyrën më të lartë, është një ekip që di të bëjë gjithçka në posedim dhe jo posedim. Ata kanë shumë cilësi.