TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Superkupa e UEFA-s ka vënë përballë sonte dy kampionët e garave kryesore të futbollit evropian. Në edicionin e kaluar, Sevilla e fitoi Ligën e Evropës, derisa Manchester City shkroi historinë duke e fituar Ligën e Kampionëve.
Trofeun e rëndësishëm evropian, skuadra angleze dhe ajo spanjolle do ta kërkojnë në Karaiskakis Stadium në Greqi, ku do t’i vënë përballë forcat e tyre.
Trajnerët Pep Guardiola dhe Jose Luis Mendilibar do t’i shfaqin taktikat e tyre përmes skuadrave që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.
Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Walker, Akanji, Gvardiol, Ake, Rodrigo, Kovacic, Foden, Palmer, Grealish, Haaland.

Formacioni startues i Sevillas: Bono; J. Navas, Bade, Gudelj, Acuña; Jordan, Rakitic, Oliver; Ocampos, Lamela, En-Nesyri.
