TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Luiza Gega dështoi të kualifikohej në finale, me atleten shqiptare që nuk shkoi më shumë se vendi i 9-të në baterinë e dytë, në kualifikueset e 3000m me pengesa. Gega, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, nuk fsheh zhgënjimin.
“Eshte kaq veshtire te gjesh fjale kur ndihesh totalisht e deshtuar dhe ne fakt ne keto momente e tille ndihem. E di qe do kaloj, cdo gje kalon me kohen por ne kete moment dhemb shume sepse vertet jam munduar dhe enderruar qe do ja dal pavarsisht se gjerat qe ne muajin prill pasi u semura gjerat moren “dishezen”. Gjithsesi perseri perpiqesha fort cdo dite edhe perse me shume stres nga ndjesite jo te mira te trupit tim perseri rrija me shpresen qe do e perballoja nje gare te niveli por ne fakt nuk ndodhi keshtu.
Edhe perse nuk e kam thene kam qene ne dileme te madhe me veten nese duhet te vija apo jo por e di qe pengu per te mos e provuar do me lendonte me shume. Dua vertet ti kerkoj falje kujdo qe besoi tek une dhe e zhgenjeva dhe falenderoj te gjithe ato qe me mbeshtesin si ne dite te mira qofte dhe te veshtira. Endrra e Parisit mbyllet sot”, shkruan Gega.
View this post on Instagram