TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tashmë gjithçka është vendosur. “Ylli” francez, Kylian Mbappe do të largohet nga “gjigantët” francezë, të Paris Saint-Germain, me 25-vjecarin, i cili këtë të enjte ka njoftuar zytarisht edhe Presidentin e klubit, Nasser Al-Khelaifi, teksa i ka bërë të ditur, këtij të fundit, se nuk ka ndërmend të ushtrojë të drejtën e rinovimit automatik të kontratës edhe për një tjetër vit.
Pas kësaj “lamtumire”, tanimë na mbetet veçse të presim e të shohim, se kë ekip do të zgjedhë Mbappe, për të shkruar historinë e karrierës së tij, teksa në Francë e jo vetëm janë të bindur se ish-kampioni i botës do të transferohet në “Santiago Bernabeu”, me “Galaktikët” e Real Madrid, që e kërkojnë prej disa vitesh “Gjelin Galez”, por duket se këtë verë mund të arrihet edhe marrëveshja e madhe, me të.
Ndërkaq, kujtojmë se Mbappe largohet nga “Parc des Princes”, si “legjenda” absolute e këtij klubi, me 25-vjecarin, i cili ka thyer çdo rekord te “gjigantët” e Ligue 1, teksa në vetëm 7 sezone, me skuadrën e Paris Saint-Germain ka arritur të shënojë plot 243 gola e të dhurojë 105 asistime, në 290 paraqitje në fushën e blertë, më shumë se kushdo tjetër, me fanellën e PSG.