TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Futbolli meksikan është në zi. Diego Chavez, sulmuesi i Juarez, vdiq në moshën 28-vjeçare pas një aksidenti të rëndë me makinë.
Automjeti me të cilin po udhëtonte lojtari është përplasur ashpër me një shtyllë. Ky lajm padyshim që tronditi të gjithë futbollin “trikolor”.
Chavez, i cili u rrit në Veracruz dhe mbërriti në Europë në vitin 2020, ku veshi fanellën e Salamanca në Spanjë për një sezon, ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së tij, ku kishte ardhur një vit më parë nga peruanët e Mannucci.