SPORT, 13 Prill 2025, 17:14

Liverpool fiton mes emocioneve ndaj West Ham, tani është pesë pikë larg titullit  

Liverpool fiton mes emocioneve ndaj West Ham, tani është pesë

Liverpooli ka marr një fitore të madhe ndaj West Ham me rezultat 2-1, në kuadër të javës së 32-të të Ligës Premier.   

Reds e nisën më mirë ndeshjen, duke marr epërsinë që në rastin e parë të saktë. 

Mohamed Salah asistoi te Luis Diaz i cili në minutën e 18-të arriti t’i jap epërsinë Liverpoolit për 1-0. 

Të dy ekipet kishin raste të mira për të shënuar në pjesën e parë, por nuk ia arritën. 

Pjesa e dytë ishte më e qetë, por deri në momentet e fundit, ku u shënuan dy gola. 

Në minutën e 87-të, Andrew Robertson shënoi në portën e tij për t’i barazuar shifrat në 1-1. 

Por Liverpooli nuk u dorëzua dhe arriti ta kthejë epërsinë, kur harkimit të Alexis Mac Allister iu përgjigj me kokë Virgil van Dij, që shënoi për 2-1. 

Liverpooli mbetet lider me 76 pikë, ndërsa West Ham ka 35 pikë në vendin e 17-të.