TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Inter bën detyrën në javën e 32 të Serisë A dhe shkon në +6 pikë nga ndjekësja më e afërt Napoli, në pritje të sfidës të së hënës së skuadrës së Antonio Contes. 3 pikë të rëndësishme për zikaltrit që “thyen” në San Siro Cagliarin 3-1, aq më tepër kur kjo ndeshje u luajt vetëm 3 ditë para një sfide tepër të rëndësishme si ajo ndaj Bayernit në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Champions.

Inzaghi ndaj sardëve zgjodhi një mini rrotacion, me Bastonin, Acerbin, Mkhitaryan e Thuram që e nisën nga stoli. Megjithatë kampionët në fuqi e zgjidhën shumë shpejt sfidën, teksa gjetën dy herë golin në fraksionin e parë me Arnautoviç e me Lautaron falë një parabole shumë të bukur mbi portierin kundërshtar. Miqtë u kundërpërgjigjën në nisje të pjesës së dytë me Piccolin që shkurtoi diferencën e golave me kokë, por Bissceck do të mbyllte përfundimisht llogaritë 7 minuta më pas pas një goditje nga këndi. Përfundimisht Inter ia del të marr 3 pikët e të vrapojë drejt finishit kur po i afrohemi fundit të sezonit.
“Inter me forcë” dhe “Lautaroviç” ishin disa prej titujve kryesorë në të përditshmet italiane ditën e sotme.

“Tudor ndërkohë fiton”, shkruan ditën e sotme e përditshmja italiane “Tuttosport” pas sukesit të radhës të teknikut kroat në krye të stolit të Juventusit.
