TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ernest Muçi është dëmtuar sot në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Superligës turke. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare la fushën e lojës në minutën e 27-të, ndërsa Beshiktash përballej me Bashakshehir.
Muçi nuk mbërriti një top të hedhur drejt tij dhe reklamoi tërheqje. Trajneri Solskjaer nuk e fshehu trishtimin, pasi Muçi kërkoi zëvendësim.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare konsiderohet titullar nga Solksjaer, që u detyrua ta zëvendësojë me Zhoao Marion. Tashmë mbetet për t’u mësuar shkalla e dëmtimit.
Dalja e Muçit nga fusha: (VIDEO)