TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zërat për një rinovim të mundshëm të Virxhil van Dajkut me Liverpulin shtohen çdo orë që kalon. Holandezi, ashtu si Salah, duket se është bindur dhe do të zgjasë qëndrimin e tij në “Anfield Road”.
Do të jenë pikërisht dy senatorët themeli për të ndërtuar skuadrën për sezonin e ri, ku me gjasa nuk do të bëjë pjesë Aleksander-Arnold, vendi i të cilit do t’i besohet 21-vjeçarit Konor Bredlit që është edhe një produkt i akademisë së “Të kuqve”.
Mbi përvojën e Salahut dhe Van Dajkut, Slot do të formojë skuadrën për sezonin e tij të dytë në Angli dhe kërkesa do të jetë ngjitja e Liverpulit në një nivel tjetër. Përgjegjësi të mëdha, duke qenë se pikërisht nën drejtimin e holandezit, skuadra po shkon e sigurt drejt titullit kampion. Duke u rikthyer te kontrata e kapitenit, nuk ka ende shifra, por me gjasë do të jetë në rendin e 11.5 milionë paundëve që futbollisti ka marrë në tre sezonet e fundit në radhët e “Të kuqve”.