SPORT, 12 Prill 2025, 16:56

Monkada: Po kërkojmë drejtorin e ri, Menja dhe Reijnders nuk ikin nga Milani

Monkada: Po kërkojmë drejtorin e ri, Menja dhe Reijnders nuk ikin nga

Xhefri Monkada foli për “SkySport” në kuadër të Udineze-Milan. Ai bëri bilance në lidhje me situatat e disa lojtarëve, por nuk ngurroi të tregonte se si po vijojnë kërkimet për drejtorin sportiv, rol për të cilin Igli Tare është kandidati kryesor. Në vijim edhe të gjitha komentet e drejtorit teknik të “Djallit”.

Si e gjykoni punën e ekipit?

Skuadra me trajnerin kanë punuar me një mbrojtje me 3 lojtarë gjatë gjithë javës, por Milani zakonisht del rezulton me një mbrojtje me 3 lojtarë, edhe kur Uoker luan në vend të Tomorit për t’i lënë më shumë hapësirë Teos në anën tjetër. Pra, nuk është një modul krejtësisht i ndryshëm.

Mbrëmje e veçantë për Menjanë. Sa larg jeni me rinovimin?

Viti i kaluar në Udine ishte një situatë e vështirë. Kemi folur shumë me të gjatë javës, i kishim thënë që të fokusohet vetëm te sfida. Sa për kontratën, ne po flasim, po komunikojmë, por për momentin ndeshjet janë më të rëndësishme. I njëjti diskutim vlen për Reijndersin që përflitet për largim. Ju siguroj se do të qëndrojë te Milani.

Abraham dhe Joviç kanë dhënë përgjigjen pozitive…

Është e rëndësishme të kesh shumë lojtarë që shënojnë, ndaj duhet të përdoren në kohën e duhur. Jam shumë i lumtur me sulmuesit tanë, ata punojnë shumë për ekipin dhe me Udinezen ishte momenti i Joviçit. Mendoj se e meritoi pasi pati shënuar dy gola në dy ndeshjet e fundit.

A do t’i rikthehet të qenit një drejtues për zbulimin e talenteve pasi Milani të ketë gjetur drejtorin e ri sportiv?

Roli im nuk është i rëndësishëm, por është më e rëndësishme të punoj mirë për klubin. Roli im nuk ka rëndësi. Unë ende bëj zbuluesin, shkoj të shikoj ndeshje, jam me ekipin, gjatë javës bëj shumë gjëra për klubin.