TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

LeBron James i ka dhënë fund aventurës së tij me Los Angeles Lakers pas tetë sezonesh, por jo karrierës në NBA. Ylli amerikan do të vazhdojë të luajë edhe sezonin e 24-t në elitën e basketbollit, duke vendosur një rekord historik.
Sipas ESPN, 42-vjeçari ka njoftuar drejtuesit e Lakers se nuk do të jetë pjesë e projektit të ardhshëm dhe do të dalë në treg si lojtar i lirë.
Favorit për të siguruar shërbimet e tij konsiderohen Golden State Warriors, ku mund të bashkohet me Stephen Curry, pas suksesit që të dy arritën me kombëtaren amerikane në Lojërat Olimpike të Parisit 2024.
Në garë për firmën e LeBron James mbeten edhe Cleveland Cavaliers, skuadra ku ai nisi karrierën, si dhe Miami Heat, ekip me të cilin fitoi dy tituj kampionë të NBA-së. Fansat e koshit mbeten në pritje për të mësuar të ardhmen e “mbretit James”, padyshim një prej lojtarëve më të mire të dy dekadave të fundit.