TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbrojtësi i Interit dhe i kombëtares italiane, Alessandro Bastoni, është përfshirë në një hetim të Prokurorisë së Milanos lidhur me një çështje që po zhvillohet mbi aktivitetin e një agjencie në Cinisello Balsamo.
Sipas të përditshmes italiane La Repubblica, futbollisti ka marrë një fletëthirrje nga prokuroria dhe pritet të merret në pyetje në ditët në vijim.
Sipas raportimeve, emri i Bastonit është shfaqur në kuadër të hetimeve ndaj agjencisë, e cila, sipas prokurorisë, organizonte mbrëmje dhe festa të destinuara për klientë VIP, mes tyre edhe futbollistë.
La Repubblica shkruan se Bastoni është futbollisti i parë që po hetohet në këtë çështje. Dyshimet e prokurorisë lidhen me një takim të pretenduar me një vajzë që në atë periudhë ishte 17 vjeç.
Megjithatë, çështja mbetet ende në fazën e hetimeve. Sipas raportimeve, vetë vajza, e pyetur në cilësinë e dëshmitares, ka deklaruar se mes saj dhe Bastonit nuk ka pasur marrëdhënie. Nga ana tjetër, në dokumentacionin hetimor thuhet se ekzistojnë elemente që lidhen me takimin e tyre.
Deri më tani nuk ka një vendim gjyqësor ndaj futbollistit dhe hetimet nga autoritetet italiane vijojnë.