SPORT, 27 Qershor 2026, 22:59

Rekord i ri në Kupën e Botës, Botërori 2026 bëhet edicioni me më shumë gola të shënuar

Rekord i ri në Kupën e Botës, Botërori 2026 bëhet

Kupa e Botës 2026 ka hyrë në histori si edicioni me më shumë gola të shënuar në historinë e Kampionateve Botërore. Rekordi u thye gjatë ndeshjes mes SHBA-së dhe Turqisë, kur Auston Trusty realizoi golin e 173-të të turneut.

Në këtë mënyrë u tejkalua rekordi prej 172 golash i vendosur në Botërorin e Katarit në vitin 2022. Ndryshe nga ai edicion, ku rekordi u arrit pas 64 ndeshjesh, Botërori 2026 e theu atë që në ndeshjen e 59-të. Ky edicion zhvillohet për herë të parë me 48 kombëtare dhe do të përfshijë gjithsej 104 ndeshje, çka rrit ndjeshëm mundësinë për rekorde të reja.

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, përshëndeti arritjen, duke theksuar se numri rekord i golave pasqyron futbollin spektakolar dhe ofensiv që ka karakterizuar deri tani Kupën e Botës 2026.