SPORT, 4 Shtator 2024, 14:55

Lajm i keq për Barcelonën, Fermín López mungon 3 javë

Lajm i keq për Barcelonën, Fermín López mungon 3

Lajm i keq për Barcelonën. Fermín López do të duhet të jetë jashtë për tre javë pasi testet mjekësore konfirmuan probleme në muskuj.

21-vjeçari, në sezonin 2023-2024, u impenjua në 31 ndeshje me katalanasit. Ai, gjithashtu, realizoi 8 gola.

Fermín do të mungojë në ndeshjen kundër Gironas të planifikuar për më 15 shtator (pas pushimit të kombëtareve) dhe ka shumë gjasa që të mos jetë i pranishëm për debutimin në Champions, në Monako më datë 19.